Francisco Paco Gento López, futbollisti i vetëm që ka fituar 6 Kupa Europe në histori, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Sulmuesi i majtë, i cili njihej për shpejtësinë dhe aftësinë për të dribluar me lehtësi kundërshtarët, ka qenë pjesë e Realit të Madridit që fitoi 5 tituj europianë radhazi (1955-1960), ku bënin pjesë edhe Alfredo di Stefano apo Ferenc Puskas.
Gjithashtu, gjatë karrierës së tij, ai ka fituar edhe 12 kampionate spanjolle, 2 Kupa dhe 1 Kupë Ndërkontinentale.
“Paco” Gento është sot futbollisti me më shumë trofe të fituara me Real Madrid (23), i barazuar nga Marcelo vetëm para disa ditësh.