UBT News

Ndërron jetë këngëtari i njohur i Metal Church

Ka ndërruar jetë Mike Howe, këngëtar i grupit amerikan Metal Church, në moshën 55 vjeçare.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Vdekja e tij u njoftua në një deklaratë të grupit në faqen e Metal Church në Facebook.

Aty lexohej: “me keqardhjet tona më të thella ne duhet të bëjmë të ditur vdekjen e vëllait tonë, mikut tonë dhe legjendës së vërtetë të muzikës heavy metal.

“Mike Howe ndërroi jetë këtë mëngjes [e hënë] në shtëpinë e tij në Eureka, California.

“Ne jemi të shkatërruar dhe kemi humbur fjalët. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe privatësinë e familjes Howe gjatë kësaj kohe më të vështirë”.

Howe ishte frontman i Metal Church nga viti 1988 në 1994, duke iu ribashkuar bendit më 2015.

Ai këndoi në albumet: Blessing in Disguise (1989), The Human Factor (1991), Hanging in the Balance (1993), XI (2016) dhe Damned If You Do (2018).

Exit mobile version