Është ndërprerë greva e minatorëve në minierën e “Trepçës”. Sipas njoftimit të Sindikatës së Re, janë realizuar 70% e pagave, ndërkaq javën e ardhshme pritet edhe realizimi i pjesës tjetër.
Mbrëmë një grup i minatorëve kanë hyrë në grevë për shkak të mosekzekutimit të pagës së janarit./UBTNews