UBT News

“Ndërprerja e partneritetit me Kanyen po na dëmton”

Adidas ka thënë se ndërprerja e partneritetit me reperin Kanye West po e dëmton biznesin, ku shitjet në Amerikën e Veriut u goditën rëndë.

Gjiganti i veshjeve sportive ndërpreu lidhjet me dizajnerin dhe reperin në fund të vitit të kaluar, pasi postoi komente antisemitike në rrjete sociale. Në përgjithësi, të ardhurat totale ranë me 1%.

Kompania është paditur nga investitorët që pretendojnë se Adidas ishte në dijeni për sjelljen problematike të Kanye West disa vite para se të ndërprente partneritetin me të.

Investitorët pretendojnë se Adidas nuk arriti të kufizojë humbjet financiare dhe të marrë masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e tyre./UBTNews/

Exit mobile version