UBT News

Ndërprehen përkohësisht xhirimet e filmit “The Mother”

Filmi i ri i yllit Jennifer Loopez, është filmi i fundit i Hollywoodit që ndërpreu përkohësisht xhirimet për shkak të COVID-19.

Revista People konfirmoi se xhirimet e filmit “The Mother” u ndërprenë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te ekipi i produksionit. Pjesa më e madhe e projektit u xhirua në Kanada.

Premiera e filmit pritet të jepet në vitin 2022. Rrëfimi i filmit përqendrohet rreth një vrasëse që del nga streha për të mbrojtur vajzën e saj ndërsa u shmanget sulmuesve të rrezikshëm. Në film shkëlqejnë edhe yjet Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal dhe Omari Hardwick./UBTNews

Exit mobile version