Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, është mbajtur mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën është kujtuar vepra e tij, ndërsa të pranishmit kanë bërë edhe homazhe.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se Republika jonë është e artit dhe veprave si shkak i artistëve siç është Rexhep Ferri.
Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka derisa ka kujtuar figurën e tij, ka thënë se nga veprat e intelektualit Ferri do të mësojnë të gjithë brezat, ndërsa ka shtuar se i njëjti do të kujtohet përherë si artisti më i veçantë.
“Kreshnik e patriot, Rexhep Ferri nuk do të na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe, do t’i përcjellë gjitha brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist, por për një intelektual i shquar që do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën, do të kujtohet përherë si artisti modernist, si artisti më i veçantë. Figura e tij do të flet panumërta dekada për të“, tha Kurti.
Përfaqësuesi i familjes Ferri, Naser Ferri ka thënë se sot përveç familjes edhe për mbarë shqiptarinë është ditë e dhimbshme, pasi vendi ka humbur një intelektual të shquar.
Ai është shprehur se piktori Ferri pas vetes ka lënë një veprimtari të pastër artistike për të gjitha gjeneratat.