UBT News

Ndalimi i abortit në SHBA: A po shndërrohet seriali “The Handmaid’s Tale” në një realitet?

Përmbysja tronditëse e legjislacionit nga Gjykata Supreme në SHBA, e cila hoqi të drejtën e grave për të kryer një abort, ka ndezur shumë debate të mëdha në botë.

Shtetet individuale tani do të jenë në gjendje të vendosin për të ndaluar procedurën dhe të paktën 26 shtete pritet të ndalojnë abortin pas vendimit të gjykatës.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë vërshuar krahasimet me romanin e Margaret Atwood dhe adaptimit televiziv “The Handmaid’s Tale”.

Si seriali ashtu edhe romani ndodhin në republikën totalitare të Gileadit ose ish-SHBA-së, të drejtuar nga një diktaturë në të cilën jetët e grave, të njohura si shërbëtore, kufizohen në rolet shtëpiake dhe përdoren si makina për të bërë foshnja, pa kontroll mbi trupin e tyre.

“E mbani mend kur e shikonim “The Handmaid’s Tale” të tmerruar, por të ngushëlluar duke ditur se ishte trillim? Epo tani nuk është më vetëm një trillim” ishte vetëm një nga komentet e shumta në rrjetet sociale.

Veshja tipike me rroba të kuqe nga seriali janë përdorur shpeshherë si simbol në protestat për të drejtat e grave.

“The Handmaid’s Tale”, bazuar në romanin e Margaret Atwood të vitit 1985 me të njëjtin emër tregon historinë e Offred/June Osborne, një shërbëtore në shoqërinë distopike të Gilead-it.

Gilead-i ka lindur në atë që dikur njihej si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë, përveç burrave të bardhë e të krishterë nënshtrohen, vriten drejtpërdrejt nga qeveria ose asgjësohen me transport në “koloni”, një shkretëtirë toksike ku njerëzit vdesin ngadalë. Shërbëtoret janë objekte të burrave të klasës së lartë, për t’u përdorur ekskluzivisht për pjellorinë e tyre./lapsi.al

Exit mobile version