Sonte luhet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.
KB Trepça e pret KB Pejën në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.
Interesimi për ta shikuar ndeshjen është tejet i madh, dhe këtë gjë më së miri e tregon situata që është krijuar në Mitrovicë.
Mitrovicasit po presin në radhë të gjata për një biletë, dhe si duket një grumbull i konsiderueshëm i tifozëve kanë humbur durimin.
Tifozë të shumtë kanë tentuar të hynë në dyqanin zyrtar të KB Trepçës, ku më pas u nevojit edhe ndërhyrja e forcave policore për ta vënë situatën në kontrolle.