Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në koordinim me Kuvendin Komunal, u nda parcela nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave.
“Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar”, njoftoi Ahmeti në Facebook.
Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor./UBTNews