Aktorja italiane Monica Vitti – e quajtur mbretëresha e kinemasë italiane – ka vdekur në moshën 90-vjeçare për shkak të komplikimeve nga Alzheimer.
Aktorja ka munguar në jetën publike që kur u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2001.
E lindur si Maria Luisa Ceciarelli në Romë, më 3 nëntor 1931, Vitti u ngrit në skenë si një ikonë e filmit italian në vitet 1960 me një performancë të paharrueshme në filmat e drejtuar nga Michelangelo Antonioni, duke përfshirë “La Notte” dhe “L’Eclisse”.
Karriera e saj më vonë e çoi atë në lartësitë ndërkombëtare, duke kulmuar me një çmim Silver Bear për dramën italo-franceze “Flirt” në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në 1983.
Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar në një deklaratë nga ministri i Kulturës, Dario Franceschini.
“Lamtumirë Monica Vitti, lamtumirë mbretëreshës së kinemasë italiane. Sot është një ditë vërtet e trishtuar, një artiste e madhe dhe një italiane e madhe u zhduk”, ka shkruar ai./UBTNews/