UBT News

Ndahet nga jeta në moshën 113-vjeçare, njeriu më i vjetër në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për Saturnino de la Fuente Garcia, i cili do të festonte 113-vjetorin muajin e ardhshëm. Ai ishte shpallur njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness kur mbushi 112 vjeç e 211 ditë. Por rekordi i jetëgjatësisë mbetet i francezes Jeanne Calment, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë, para se të vdiste në 1997.

Saturnino de la Fuente Garcia lindi në Puente Castro, një lagje e qytetit të Leon, në Spanjë, më 11 shkurt 1909.

Për shkak të shtatit të tij të shkurtër, 1 metër e 50 cm, Saturnino de la Fuente Garcia nuk ishte thirrur për të luftuar në vitin 1936 gjatë Luftës Civile Spanjolle dhe kishte filluar një biznes të suksesshëm këpucësh. Ai kishte shtatë fëmijë, 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër.

Kur nuk merrej me biznesin e tij, Saturnino kultivoi një tjetër pasion: të luante futboll, duke bashkëthemeluar edhe ekipin lokal të Puente Castro.

Exit mobile version