Ka ndërruar jetë Qani Mbroçi, ish-presidenti i Boksit të Pogradecit, një figurë e rëndësishme që kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti në qytetin liqenor. Qani Mbroçi, së bashku me trajnerin Muharrem Gjoni, ndihmuan në arritjen e 38 titujve kampion dhe 53 vendeve të dytë në aktivitetet kombëtare.
Mbroçi ishte ai që riktheu boksin në Pogradec në vitin 1994, duke kontribuar në ndërtimin e ekipeve dhe përfaqësimin e qytetit në aktivitete të ndryshme. Përmes angazhimit të tij dhe mbështetjes financiare, ai ndihmoi në zhvillimin e disa aktiviteteve kombëtare dhe rajonale në qytet.
Me ndarjen nga jeta të Qani Mbroçit, boksi pogradecar dhe sporti shqiptar kanë humbur një pjesë të rëndësishme të historisë së ringut. Kontributi i tij do të mbetet një kujtim i çmuar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe punuar me të./UBTNews/