UBT News

Ndahet nga jeta ikona franceze e artit të rrugës, Miss.Tic

Miss.Tic, pionierja e artit francez të rrugës, puna provokuese e së cilës filloi të shfaqej në lagjen Montmartre të Parisit në mesin e viteve 80-ta, vdiq të dielën në moshën 66-vjeçare.

E lindur si Radhia Novat, ajo u rrit në rrugët e Montmartrit nën hijen e bazilikës Sacre-Coeur në Paris, ku fillimisht filloi të bënte slogane dinake dhe emancipuese.

© Miss Tic – Officiel

Ajo ishte e njohur për mbishkrimet e saj të figurave enigmatike femërore, veçanërisht një personazh me flokë të zinj të lëshuar, e që i ngjanin vetë artistes.

WIREIMAGE VIA GETTY IMAGES

Ndërsa lajmi për vdekjen e saj u përhap, artistët francezë të rrugës dhe figura të tjera kulturore i bënë homazhe punës së saj.

Ministrja e sapoemëruar e Kulturës e Francës, Rima Abdul Malak, përshëndeti punën e saj “ikonike, me vendosmëri feministe”.

Puna e Miss.Tic shpesh përfshinte “lojëra fjalësh”, e cila pothuajse gjithmonë humbet në përkthim. Arti i saj u bë një fiksim i mureve anembanë kryeqytetit.

© www.paristreetart.com

“Unë kisha një sfond në teatrin e rrugës dhe më pëlqeu kjo ide e artit të rrugës”, tha Miss.Tic në një intervistë të vitit 2011.

“Në fillim mendova, ‘do të shkruaj poezi’, dhe më pas, ‘na duhen imazhe’ me këto poezi. Fillova me autoportrete dhe më pas u drejtova drejt grave të tjera”, tha ajo.

© www.paristreetart.com

Për një kohë ajo ishte e preferuara e markave të modës si Kenzo dhe Louis Vuitton./UBTNews/

Exit mobile version