UBT News

Ndahet nga jeta balerina Esma Mulla

Është ndarë nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës. Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin, por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë.

Mulla ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana”. Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi.

Me rastin e vdekjes së saj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u ka shprehur ngushëllime familajrëve të të ndjerës dhe komunitetit artistik./UBTNews/

Exit mobile version