Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed.
Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksemburg, ku edhe ishte martuar.
Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, nga e cila edhe vdiq.
Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa ishte me prejardhje nga Sudani.
Veçse balerinë, 46-vjeçarja njihej si këngëtare e piktore. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare si në “Top Fest” dhe tek “Kënga Magjike”.