Aktorja e njohur amerikane Markie Post, e njohur për rolet e saj në seritë televizive “Night Court”, “The Fall Guy” dhe filmin “There’s Something About Mary”, gjatë një karriere që zgjati katër dekada, vdiq të shtunën në shtëpinë e saj në Los Angeles në moshën 70 vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua nga menaxherja e saj, Ellen Lubin Sanitsky, e cila dha një deklaratë nga familja e zonjës Post duke specifikuar se shkaku i vdekjes ishte kanceri.
Ajo ishte e njohur për paraqitjen e saj në programin “The Fall Guy” në vitet 1980, dhe luajti përballë John Ritter në sitcom “Hearts Afire” në vitet 1990.
Aktorja e njohur kishte vazhduar filmimin për gati katër vite pas diagnozës së saj fillestare të kancerit, dhe gjatë kësaj kohe trajtohej me kimioterapi.
Që nga diagnoza e saj, ajo kishte punuar në filmin e Krishtlindjeve dhe kishte një rol të përsëritur në serinë ABC “The Kids Are Alright”. /Prive.al