UBT News

Ndahet nga jeta aktori i ‘Oz’, Granville Adams

Aktori Granville Adams, i njohur për rolin e tij si Zahir Arif në dramën e “Oz”, ka vdekur në moshën 58 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

Shumë figura të njohura reaguan pas lajmit të ndarjes nga jeta të Adams.

Aktori luajti në gjithsej 48 episode në dramë “Oz” nga 1997 deri në 2003, ndërsa projekte të tjera përfshijnë Empire, Homicide: The Movie, dhe Magic City Memoirs.

Në vitin 2020, Adams njoftoi se po luftonte me kancerin, pasi ndau një fotografi të tij nga shtrati i spitalit në llogarinë e tij në Instagram./UBTNews/

Exit mobile version