UBT News

Ndahet çifti i njohur pas pesë muajsh lidhje!

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor u ndanë pas një lidhje prej pesë muajsh, shkruan The Sun, transmeton UBT News.

Ata arritën të bëheshin shpejt çifti më i njohur i këtij viti, por romanca mes yllit të Bridgerton, Phoebe Dynevor dhe komedianit amerikan Pete Davidson tani është ftohur.

Miqtë pranë çiftit, kanë zbuluar se lidhja ka filluar të zbehet pasi oraret e tyre të ngjeshura të punës filluan ta bëjnë të vështirë lidhjen, në pamundësi takimi, përcjell UBT News.

Një burim i tha The Sun: “Romanca e Pete dhe Phoebe ishte një vorbull e vërtetë dhe që nga fillimi ata të dy ishin të përkushtuar plotësisht. Por me kalimin e kohës, është bërë gjithnjë e më e qartë se do të jetë e vështirë për ta bërë këtë punë”.

Phoebe ka pasur takime të xhirimeve radhazi me Bridgerton në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, Pete është kthyer në SHBA duke xhiruar Saturday Night Live. Krahas kësaj ai sapo ka filluar të punojë në një film të ri, Meet Cute, me Kaley Cuoco.

“Phoebe dhe Pete ishin së bashku së bashku në Mbretërinë e Bashkuar në korrik, por që kur ai fluturoi përsëri në Shtetet e Bashkuara, ai nuk e kishte parë atë”.

Çifti u panë së bashku në Wimbledon në fillim të korrikut, duke u puthur dhe përqafuar në turmë.

Pete, 27 vjeç, i cili më parë ishte në një romancë që përcillej nga mediat botërore me këngëtaren Ariana Grande, e kishte quajtur Phoebe-n, 26 vjeç, “gruan e tij të ëndrrave” në një intervistë në prill./TheSun/UBTNews

Exit mobile version