Tom Brady dhe Gisele Bündchen njoftuan të premten se u ndanë pas 13 vitesh martesë.
“Ne morëm këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku. Jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë epiqendra e botës sonë në çdo mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër për t’ua ofruar gjithmonë dashurinë dhe vëmendjen që e meritojnë”, shkroi Brady në një storie në Instagram.
Edhe Bündchen e konfirmoi ndarjen.
“Me shumë mirënjohje për kohën tonë të kaluar së bashku, Tom dhe unë kemi finalizuar në mënyrë miqësore divorcin tonë. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë fëmijët tanë të cilët i dua me gjithë zemër. Ne do të vazhdojmë ta luajmë rolin tonë si prindër, për t’u dhënë atyre dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që ata e meritojnë”, shkroi ajo.
“Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë më të mirat Tomit“, deklaroi ajo.
Ata kanë jetuar ndaras që nga shtatori./UBTNews/