UBT News

Ndahen shtesa për punëtorët e Shërbimit Korrektues, Doganave, ATK-së dhe AUV-it

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë u mor vendim për ndarjen e mjeteve financiare për shtesat për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shtesat paguhen për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë.

“Vendimi i parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ishte ai për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./UBTNews

Exit mobile version