UBT News

Ndahen Shawn Mendes dhe Camila Cabello, “Ne do të vazhdojmë të jemi miq të mirë”

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ndarë pas dy vitesh, duke u zotuar se do të vazhdojnë të jenë miq të mirë.

Ata ishin në lidhje që nga hiti i tyre “Señorita” i vitit 2019, kurse gjatë ditës së djeshme njoftuan se kanë vendosur të vazhdojnë të vetëm.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”, postuan të dy në Story. “Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe në vazhdimësi”.

Sipas News18, dyshja gjithashtu kishin jetuar së bashku në Miami gjatë pandemisë COVID-19, për të cilën Mendes tha se një kohë që i afroi ata më shumë. Ai madje tha se kënga e tij “Summer of Love” ishte frymëzuar nga muajt e parë të bllokimit./UBTNews/

Exit mobile version