Maura Higgins u nda nga i dashuri i saj, Chris Taylor, por thotë që ende e do atë. 30-vjeçarja theu rrjetin me këtë informacion në Instagram, teksa iu tregoi fansave se ata janë më të lumtur si shokë.
Miqësia e tyre filloi pas serive të “Love Island”. Teksa kaluan edhe më shumë kohë bashkë, lindën dyshimet për një lidhje mes tyre. Pas disa muajsh spekulime, Maura e konfirmoi se ata janë bashkë./UBTNews