UBT News

Ndahen Kendall Jenner dhe Bad Bunny 

Modelja Kendall Jenner dhe këngëtari Bad Bunny thuhet se janë ndarë, kjo pas 10-muajsh.

Një tjetër burim i tha Entertainment Tonight se “Kendall dhe Bad Bunny janë marrë me punët e tyre kohët e fundit dhe lidhja filloi që gradualisht të përfundojë”.

As Kendall, 28, as Ocasio, 29, nuk kanë bërë ndonjë koment publik në lidhje me ndarjen e tyre.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë në shkurt, kur ata u panë me Hailey Bieber dhe Justin Bieber në një takim të dyfishtë.

Kendall dhe Ocasio bënë debutimin e tyre si çift në shfaqjen Gucci në Milano në shtator, përpara se të bashkëpunonin në një kampanjë më vonë atë muaj./UBTNews/

Exit mobile version