Kanye West dhe Julia Fox janë ndarë!
Çifti u takua në Miami në festën e Vitit të Ri dhe në Ditën e Shën Valentinit, një burim i aktores konfirmoi për revistën People se “Julia dhe Kanye janë miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por nuk janë më bashkë”.
Së fundi Fox shkroi një postim të cilin më pas e fshiu, duke thënë se: “E do atë, por nuk ishte në dashuri me të”. Ajo mohoi spekulimet se ka qarë në aeroport për të pas ndarjes.
Një burim i tha revistës People të premten se romanca e tyre është drejt fundit.
“Kanye dhe Julia janë shumë të zënë. Ajo jeton në qytetin e New York-ut dhe Kanye në Los Angeles. Distanca e vështirëson lidhjen. Ata janë në kontakt dhe takohen me njëri-tjetrin kur munden”, tha mes tjerash ky burim.
West dhe Fox bënë debutimin e parë si çift më 23 janar në Javën e Modës në Paris./UBTNews