Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi i ka ndarë sot çmimin kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, akademik Tahir Emrës, si dhe çmimin vjetor në fushën e artit pamor, grafistit Hysni Krasniqi.
Dumoshi i ka falënderuar laureatët për kontributin e dhënë për artin pamor në Kosovë.
“Urimet më të mira për fituesit e çmimeve vjetore nga fusha e arteve pamore.Pata kënaqësinë t’i ndaj sot akademik Tahir Emrës Çmimi Kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi” dhe grafistit Hysni Krasniqi Çmimin vjetor po në fushën e artit pamor. Këto çmime ndahen pas vlerësimit të jurisë së përbërë nga anëtarët Zeni Ballazhi, Dhurata Ramosaj Shala e Mirsad Lushtaku.Laureatët i falenderoj për kontributin e dhënë për artin pamor në Kosovë në emrin tim personal dhe të MKRS-së, si dhe i uroj për suksese të reja në vazhdimësi.”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews