Në Las Vegas u mbajt mbrëmjen e së dielës edicioni i 64 i ndarjes së çmimeve muzikore “Grammy”.
Çmimet kryesore u shpërndanë mes një numri fituesish, duke përfshirë Jon Batiste, Silk Sonic dhe Olivia Rodrigo. Fituesi kryesor i natës ishte Jon Batiste, i cili mori pesë çmime.
Në një grup prej 10 pretendentësh, Batiste fitoi albumin e vitit për “We Are”. Gjithashtu ai fitoi titullin për performancën më të mirë, këngën më të mirë, kolonën zanore më të mirë dhe videoklipin më të mirë për “Freedom”.
“Kam ulur kokën dhe kam punuar shumë gjatë kësaj kohe”, tha Batiste para të pranishmëve teksa mori trofetë.
Rikthimi i Silk Sonic i dha 4 çmime: regjistrimi i vitit, kënga e vitit, performanca më e mirë R&B dhe kënga më e mirë R&B.
Këngëtarja Olivia Rodrigo mori çmimet për artisten e re më të mirë, albumin më të mirë vokal pop dhe performancën më të mirë solo pop.