Për të katërtin vit radhazi Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.
Stefan Çapaliku u vlerësua me “Çmimi At Gjergj Fishta” për vëllim poetik “Camera Obscura”, Marash Mirashi për romanin “Brirët”, “Çmimi At Gjergj Fishta” për studime letrare i shkoi Fatmir Toçit me veprën “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë” dhe për përkthimin më të mirë u vlerësua Rudolf Marku me përkthimin e veprës “Poezi” nga Safo.
U nderuan me çmime karriere: Life Hasa me vëllimin poetik “Ditët e mia”, Nikollë Njeçi me vëllimin poetik “Lulet e vona” dhe Ardi Muçllari me romanin “Rrëfimi i djalit të prapë”. Çmimi i nderit iu dha dr.Liza Brunga për veprën “Kishat e Zadrimës deri në prag të Kuvendit të Arbërit”. Ndërsa me çmimin Post Mortum u vlerësua Don Jak Zekaj. /ATSH/