UBT News

Ndahen Ben Affleck dhe Ana de Armas

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund romancës së tyre. Raportohet se lidhja e tyre nisi në fillim të vitit 2020, në xhirimet e filmit “Deep Water in New Orleans”.

“Ben nuk është më në lidhje me Anën. Ajo kërkoi ndarjen. Lidhja e tyre ishte e komplikuar”, i tha një burim mediumit People.

Affleck dhe de Armas u panë bashkë gjatë verës, ndërsa e kaluan periudhën e izolimit në Los Angeles. Aktorja e konfirmoi lidhjen e tyre në prill, kur shpërndau fotografi duke kaluar kohë bashkë në ditëlindjen e saj të 32-të.

Pak para ndarjes, de Armas po kalonte kohë me të dhe fëmijët e tij që i ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, vajzat Violet, Seraphina dhe djalin Samuel./UBTNews

Exit mobile version