Avril Lavigne dhe Tyga thuhet se janë ndarë pas katër muajsh lidhje.
Dy muzikantët, të cilët dolën publikisht me lidhjen e tyre në fillim të marsit, kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre të ndarë, raporton TMZ.
Një burim i tha gazetës se Avril dhe Tyga kohët e fundit kanë vazhduar në rrugë të ndara, por ende kanë raport të mirë.
Ndarja e supozuar vjen menjëherë pasi këngëtarja përfundoi turneun e saj botëror Love Sux në maj. Ndërkohë, reperi thuhet se është i zënë duke krijuar muzikën e re./UBTNews/