Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 60 milionë eurove për subvencionimin e pagave të bizneseve.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, deklaroi se subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.
“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka ndarë edhe 7.5 milionë euro për familjet me asistencë sociale.