Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë ndarë 2 milionë e 541 mijë euro për vazhdimin e punimeve në stadiumin e qytetit.
Me këtë buxhet është paraparë ndërtimi i fushës së gjelbërt si dhe tribunat e lindës dhe jugut.
“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër. Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro”, ka shkruar Gjini në Facebook.
I pari i Komunës së Gjakovës gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë janë nënshkruar kontrata me kompanitë që do t’i kryejnë këto punime.