UBT News

Ndahen 14.5 milionë euro për renovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të renovohet tërësisht. Ministria që drejton ai ka ndarë 14.5 milionë euro për renovimin e këtij stadiumi.

Tutje Çeku njoftoi se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve./UBTNews/

Exit mobile version