Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA, ka legalizuar konsumimin e marihuanës për lojtarët, që do të thotë se nuk do t’i nënshtrohen testimeve për këtë substancë narkotike, bëri të ditur Adrian Wojnarowski.
Liga e NBA nuk e konsideron më marihuanën substancë ilegale, kurse Sindikata e lojtarëve (NBPA), i ka konfirmuar gazetarit amerikan që liga e NBA-së nuk do të kërkoj testimin e lojtarëve për konsum të marihuanës, që do të thotë se atyre tani do t’ju lejohet pa problem konsumi i saj.
Sipas Wojnarowskit, disa testime të tjera do të vazhdojnë me qëllim që të sigurohen që të mos ketë lojtarë që përdorin steroide dhe narkotikë tjerë.
“Kemi arritur marrëveshje me Sindikatën e lojtarëve që të zgjasim afatin kohor të testimit për marihuanë edhe gjatë sezonit 2021-2022, kurse programin tonë do ta fokusojmë në prodhimet që përmirësojnë performancën dhe drogat”, ka deklaruar zëdhënësi i ligës NBA, Mike Bass.