Ka nisur sezoni i ri 2024-2025 në NBA, me dy ndeshje emocionuese që nuk munguan në rivalitet dhe surpriza. Kampionët e Boston Celtics fituan me lehtësi ndaj New York Knicks me rezultatin 132-109, duke dominuar plotësisht ndeshjen.
Të gjithë titullarët e Celtics shënuan mbi 10 pikë, me Jayson Tatum si lider në fushë me 37 pikë dhe 10 asistime. Para ndeshjes, ekipi mori gjithashtu unazat e titullit kampion, duke e bërë atmosferën edhe më festive.
Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers arritën një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Minnesota Timberwolves me rezultatin 110-103. Ndeshja ishte e ekuilibruar, por Anthony Davis shkëlqeu me 36 pikë dhe 13 rebound, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e ekipit.
Një moment historik ndodhi në këtë ndeshje, pasi LeBron James dhe djali i tij, Bronny James, luajtën së bashku për 2 minuta e 41 sekonda. Kjo ishte hera e parë që babë e bir luajnë në një ndeshje zyrtare të NBA-së, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e ligës.
Me këto fitore, Boston dhe Lakers treguan që janë gati për sfidat e sezonit të ri, duke filluar me energji pozitive dhe pritshmëri të larta për përballjet e ardhshme./UBTNews/