Oklahoma City Thunder mposhti Indiana Pacers me rezultatin 103-91 në ndeshjen e shtatë të finales, duke fituar titullin e parë në histori si ekip nga Oklahoma dhe të dytin në total, pas triumfit si Seattle Supersonics në vitin 1979, transmeton KosovaPress.
Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 29 pikë dhe u shpall MVP i finales, duke kompletuar një sezon historik ku fitoi titullin e golashënuesit, çmimin MVP të sezonit dhe të finales. Ai realizoi 3,172 pikë gjithsej gjatë sezonit dhe playoff-eve, shifër më e lartë që nga Michael Jordan.
Jalen Williams shtoi 20 pikë, ndërsa Chet Holmgren dha kontribut të madh me 18 pikë, tetë ribaunde dhe pesë bllokime, duke hyrë në histori si lojtari më i ri që regjistron 10+ bllokime në një seri finales që nga Tim Duncan.
Pacers, pa yllin Tyrese Haliburton që u dëmtua në çerekun e parë, luftuan fort por nuk arritën të ndalnin epërsinë e Thunder, që në pjesën e dytë shkëputën me 34-20 dhe kontrolluan lojën deri në fund.