Cleveland Cavaliers vazhdojnë marshimin e tyre të pandalshëm këtë sezon, duke mposhtur Toronto Raptors me rezultatin 132-126 dhe duke arritur fitoren e 33-të. Darius Garland shkëlqeu me 40 pikë dhe ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.
Në një tjetër ndeshje, Golden State Warriors rikthyen fitoret duke mundur Detroit Pistons 107-104, falë një lojë kolektive të fuqishme. Ndërkohë, zjarret që kanë pushtuar Los Anxhelos dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, bënë që ndeshja mes Los Angeles Lakers dhe Charlotte Hornets të anulohej.
Në ndeshjet e tjera, Miami Heat mundën Utah Jazz 97-92, me Tyler Herro që realizoi 23 pikë, dhe Dallas Mavericks fitoi 117-111 ndaj Portland Trail Blazers, ku Jaden Hardy shënoi 25 pikë për ekipin e Teksasit.
Rezultatet:
Cleveland – Toronto: 132-126
Detroit – Golden State: 104-107
Orlando – Minnesota: 89-104
Memphis – Houston: 115-119
Dallas – Portland: 117-111
Phoenix – Atlanta: 123-115
Utah Jazz – Miami: 92-97
Lakers – Charlotte: e shtyrë