Një gjykatës në Moskë mbështeti një dënim për shpifje të enjten kundër të burgosurit Alexey Navalny, i cili u bashkua me një seancë gjyqësore përmes videolink, në daljen e tij të parë publike që kur ai hyri në grevë urie.
Ai foli me gruan e tij, Julia Navalnya, e cila ishte fizikisht e pranishme në gjykatë, duke i treguar detaje rreth peshës së tij dhe asaj që ai hëngri për herë të fundit.
“Shikova veten. Unë jam thjesht një skelet i tmerrshëm. Herën e fundit kam peshuar 72 kg ndoshta isha në klasën e shtatë,” tha ai. Avokati i tij tha se Navalny kishte peshuar 94 kilogramë në janar, kur ai u kthye në Moskë nga Gjermania.
Në deklaratën e tij të fundit para se Gjyqtarja Kurysheva Natalia të largohej për të shqyrtuar një vendim, ai u tall me presidentin Putin duke e krahasuar atë me mbretin budalla në përrallën për fëmijë “Rrobat e reja të Perandorit”.
“Unë do të doja të them se mbreti juaj është lakuriq, dhe më shumë se një djalë i vogël po bërtet për të – tani janë miliona njerëz që tashmë po bërtasin për të. Ishte mjaft e qartë. Njëzet vjet sundimi i paaftë kanë ardhur te kjo: ka një kurorë që i rrëshqet nga veshët “, tha Navalny për Putinin, duke iu referuar gjithashtu protestave masive anti-qeveritare në Rusi pas burgosjes së aktivistit dhe gjatë grevës së tij të urisë.
Ai gjithashtu ia ktheu zemërimin prokurorëve në sallën e gjyqit.
“Ju të gjithë jeni tradhtarë. Ju dhe mbreti i zhveshur po zbatoni një plan për të kapur Rusinë, dhe t’i ktheni rusët në skllevër. Pasuria e tyre do t’u merret atyre, ata do të privohen nga çdo perspektivë, ju keni zbatuar atë plan”.
Nalvalny u shpall fajtor më 20 shkurt për shpifjen e një veterani 94-vjeçarit Ignat Artemenko. Çështja u soll në gjyq për shkak të komenteve që ai bëri qershorin e kaluar duke kritikuar figura të ndryshme që shprehën mbështetje për ndryshimet e kushtetutës ruse. Artemenko ishte midis atyre mbështetësve. Navalny u gjobit me 850,000 rubla (rreth 11,400 dollarë).
Ato ndryshime kushtetuese i hapën rrugën Putinit për të qëndruar në detyrë deri në 2036.
Rusia ka sjellë disa raste kundër Navalny-t, për të cilat ai dhe mbështetësit e tij thonë se janë shpifur.
(Arjeta Ibishi, Studente Media dhe Komunikim UBT)