Një hekurudhë e mbuluar nga gjelbërimi, një shtëpi e fundosur në rërë, një bibliotekë e harruar, janë vetëm disa nga imazhet e një koleksioni mahnitës fotografish, ku shihet se si natyra ka rimarrë atë që i takon.
Fotografi Romain Veillon, nga Parisi, ka udhëtuar nëpër botë duke fotografuar ndërtesa të braktisura dhe të pushtuara nga natyra, që në disa raste ka nxitur eko-sisteme të tëra brenda. Veillon, i cili fitoi famë ndërkombëtare me librin e tij të parë “Ask The Dust”, po kthehet me një libër të dytë, të titulluar “Green Urbex: The World Without Us”, pjesë e të cilit do të jetë edhe fotogaleria e mësipërme.