UBT News

NATO do të ndihmojë Ukrainën në kalimin e armëve perëndimore

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Një samit i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të bjerë dakord për një paketë ndihme për Ukrainën që do të ndihmojë vendin me kalimin nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ka të bëjë shumë me aftësimin e ukrainasve për të kaluar nga epoka sovjetike, nga pajisjet e vjetra në pajisjet më moderne të standardeve të NATO-s“, u tha ai gazetarëve përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel.

Stoltenberg njoftoi gjithashtu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është ftuar të marrë pjesë në një samit të liderëve të aleancës në fund të muajit në Madrid.

Zelenksy është sigurisht i mirëpritur të vijë personalisht. Nëse kjo nuk është e mundur për të, ai do të na drejtohet me video-konferencë. Udhëheqësit e NATO-s janë jashtëzakonisht të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën, dhe për të demonstruar atë solidaritet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra“, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.

Zelensky tashmë iu drejtua 30 krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s përmes video-lidhjes në samitin e tyre të fundit në mars në Bruksel pas pushtimit rus të Ukrainës. /UBTNews/

Exit mobile version