Në Genou zhvillohet ndeshja e gjiros së pestë të Serie A ndërmjet Napolit dhe Sampdorias.
Napoli synon që ta fitojë këtë ndeshje dhe të ngjitet ne pozitën e parë në Seria A, ndërsa deri më tani kanë arkëtuar dymbëdhjetë pikë dhe është larg një pike ndaj liderit. Sampdoria në anën tjetër ka grumbulluar pesë pikë dhe është në pozitën e dymbëdhjetë.
Trajnerët Roberto D’Aversa dhe Luciano Spalleti i kanë skuadrat të gatshme me të cilat do të fillojnë takimin.
Formacioni startues i Sampdorias: (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Ekdal, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.
Formacioni startues i Napolit: (4-2-3-1) :Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen./UBTNews
(Leon Beqiri, Shkenca Politike)