Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli po monitoron situatën e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili aktualisht u aktivizua te Empoli.
Drejtori sportiv i napoletanëve, Mauro Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe thuhet se tanimë ka nisur negociatat me menaxherin e fuutbollistit.
Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të mbrojtjes.
Mediat italiane bëjnë të ditur se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar për mundësitë dhe kushtet e transferimit të tij./UBTNews/