UBT News

Napoli merr tri pikë të plota ndaj Milanit, Rrahmani një “mur” i pakalueshëm

NAPOLI, ITALY - 2021/12/12: Amir Rrahmani player of Napoli, during the match of the Italian Serie A championship between Napoli vs Empoli final result Napoli 0, Empoli 1,match played at the Diego Armando Maradona Stadium. (Photo by Vincenzo Izzo/LightRocket via Getty Images)

Napoli është larguar me tri pikë të plota nga ndeshja me Milanin në stadiumin “San Siro” të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Goli i minutës së pestë i realizuar nga Elmas i mjaftoi skuadrës së Luciano Spallettit që të sigurojë një fitore të madhe në luftën për titull në këtë edicion të Serie A.

Ky triumf e barazon Napolin me pikë më Milanin nga 39, por të kaltërtit ngjiten në vendin e dytë duke iu falënderuar golaverazhit më të mirë.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë duke bërë disa ndërgyrje vendimtare për të mbajtur të paprekur portën e mysafirëve.

Pas 18 xhirove, Serie A kryesohet nga Interi me 43 pikë, i ndjekur nga Napoli dhe Milani nga 39 sosh.

Exit mobile version