UBT News

Napoli kërkon Armando Brojën në sulm për sezonin e ardhshëm

Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë sezoni dhe nëse Spalletti do të qëndrojë apo do të largohet, drejtuesit e skuadrës së Napolit tashmë po punojnë për sezonin e ardhshëm, mes largimeve të sigurta dhe përforcimeve në horizont.

Në listën e largimeve ka emra të mëdhnj si Insigne, Ghoulam, Malcuit. dhe Tuanzebe, derisa synohen blerje cilësore dhe që ofrojnë siguri për një të ardhme më afatgjate.

Sipas asaj që raporton “La Gazette dello Sport”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është në listën e dëshirave të mëdha të presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis.

Sulmuesi i Chelseat i cili këtë sezon po luan në formë huazimi tek Southamptoni, ka bërë paraqitje të mira në Premier Ligë, edhe pse në javët e fundit ka pasur një rënie të formës.

Çmimi i tij raportohet të jetë rreth 40 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij.

Exit mobile version