Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.
Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.
Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.
Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/
