Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Lorenzo Insigne te Napoli. Sipas mediave italiane, palët nuk kanë përcaktuar ende një datë për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar të ardhmen e futbollistit.
Po sipas raportimeve të mediave, mes 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga klube të tjera evropiane, dhe drejtuesve të klubit është krijuar një distancë, që me shumë mundësi mund të çojë në largimin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në 2022.
Për të mos e humbur futbollistin me parameter zero vitin e ardhshëm, drejtuesit e klubit të kaltër janë të hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.