Napoli si duket e ka gjetur zëvendësuesin e Piotr Zielinskit, pasi që ky i fundit është shumë afër kalimit të Arabinë Saudite.
Kampioni italian po synon një marrëveshje të mundshme me mesfushorin e Celta Vigos, Gabri Veiga, pasi e sheh spanjollin si zëvendësues të Zielinskit, raporton KosovaPress.
Veiga ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërsa oferta prej 30 milionë eurove e Napolit u refuzua menjëherë nga skuadra e Rafael Benitez.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Napoli është i gatshëm që të paguajë çmimin prej 40 milionë eurosh që po e kërkon Celta Vigo, por të përfshira në të edhe bonuset.