UBT News

Napoli e donte Ronaldon? E zbulon drejtori sportiv i klubit

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli u pyet për spekulimet në të cilat thuhej se klubi ishte i interesuar që të nënshkruante me Cristiano Ronaldon gjatë verës së kaluar.

Giuntoli i demantoi këto spekulime, duke thënë se Napoli nuk e kishte menduar asnjëherë transferimin e Ronaldos.

“Me gjithë sinqeritetin, ne kurrë nuk menduam për këtë gjë. Kishim disa parametra financiar që duhet t’i respektonim dhe menduam se mund t’i habisim njerëzit më shumë me një grup lojtarësh të cilët dëshirojnë me çdo kush të tregojnë vetën e tyre”, tha Giuntioli.

Po ashtu, Giuntoli foli edhe për situatën e kontratës së Khvicha Kvaratskhelias.

“Marrëveshje të re për Kvaratskhelia? Ai ka një kontratë të gjatë, ne jemi gjithmonë në bisedime me agjentët, do të vjen koha e duhur për të folur për këtë gjë”, tha Giuntoli.

Exit mobile version