Sipas Il Corriere del Mezzogiorno, Napoli po përgatitet për një revolucion në verë, me një trajner të ri dhe dy lojtarë të mëdhenj që pritet të largohen nga Stadio Maradona.
Napoli përballet me Romën në Stadio Olimpico këtë mbrëmje në një përplasje vendimtare për shpresat e të dy palëve për t’u kualifikuar në Champions League.
Sipas Il Corriere del Mezzogiorno, loja nuk do të jetë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattuso.
Gjithashtu, një kualifikim i mundshëm për garën elitare të Evropës nuk do të jetë i mjaftueshëm për trajnerin për të mbajtur punën e tij.
Në fakt, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tashmë ka vendosur të ndahet me ish-mesfushorin e Milanit, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit.
Maurizio Sarri, Ivan Juric, Vincenzo Italiano dhe Rafa Benitez janë emrat që përmenden për ta zëvendësuar Gattueson në Stadio Maradona.
Raporti thotë se De Laurentiis po planifikon gjithashtu të shesë dy lojtarë të rëndësishëm të klubit gjatë verës, megjithëse gazeta nuk tregon emrin e lojtarit që mund të largohet.