UBT News

Naomi Osaka tërhiqet nga “French Open”

Ylli i tenisit, Naomi Osaka është larguar nga “French Open” pasi refuzoi të fliste para mediave në Grand Slam.

Fituesja e katërfishtë shkroi në Twitter se ajo po tërhiqet “kështu që të tjerët mund të fokusohen në lojërat e tenisit që po zhvillohen në Paris”, ndërsa shtoi se “do të jetë për pak kohë jashtë fushës”.

Osaka njoftoi se përjetoi një periudhë të keqe gjatë depresionit, që nga fitorja e titullit të parë në Grand Slam në vitin 2018.

Të mërkurën e javës së kaluar, Osaka shkroi në rrjete sociale se nuk do të dalë në konferenca për media gjatë hapjes së “French Open”, duke shtuar se çdo gjobë që do t’i shqiptohej do të shkonte për bamirësitë e shëndetit mendor. Të dielen, Osaka u gjobit me 15 mijë dollarë për shkak që nuk u shfaq në konferencë për media.

Osaka tha se arsyeja pse po tërhiqej nga “French Open”, ishte shëndeti mendor./UBTNews

Exit mobile version