Tenistja e njohur, Naomi Osaka dhe ylli i NBA, LeBron James po hapin një kompani të re mediatike.
Hana Kuma do të prodhojë storie që janë kulturalisht specifike, por universale për të gjithë audiencën.
Kompania SpringHill e James dhe Maverick Carter, thuhet në deklaratë, do të sigurojë “prodhimin, zhvillimin dhe burimet strategjike thelbësore” për Hana Kuma.
Kompania e produksionit është projekti i fundit mes Osaka, 24 vjeç, dhe agjentit të saj për një kohë të gjatë Stuart Duguid. Dyshja kanë gjithashtu një agjenci sportive të quajtur Evolve, e cila nënshkroi të hënën me tenistin australian Nick Kyrgios./UBTNews/